Luna do bëhet me motër ose vëlla?/ Kiara Tito tregon gjithcka para publikut
Spekulimet për një shtatzëni të mundshme të Kiara Titos shpërthyen në rrjet menjëherë pas publikimit të një fotografie, ku Luizi shihej duke mbajtur dorën mbi barkun e bashkëshortes së tij. Kjo pamje u shndërrua shpejt në një temë diskutimi mbarëkombëtare, duke nxitur ndjekësit të hamendësonin mbi mundësinë e shtimit të familjes së tyre.

Interesi i mediave rozë ishte i menjëhershëm, duke e kthyer këtë detaj në një pyetje të hapur për të gjithë fansat e çiftit të njohur nëse ata po nisin një rrugëtim të ri drejt prindërimit.
Megjithatë, Kiara gjeti një qasje mjaft argëtuese për t’iu kundërvënë këtyre thashethemeve, duke zgjedhur humorin si mjetin e saj kryesor.
Gjatë një performace improvizuese në skenën e “Verë dhe Portokalle”, aktorët iu drejtuan Kiarës dhe Nevinës me një pyetje direkte lidhur me një shtatzëni të mundshme. Dialogu u zhvillua me nota humori, ku Kiara e hodhi poshtë kategorikisht pretendimin se është në pritje të një fëmije.
Aktori: Njëra nga ju është shtatzënë. Kush mendoni se është?
Salsano: Ti Kiara? O i lumtë Luizit!
Kiara: Pse kaq shumë jam shëndoshur unë?
Salsano: Nuk je shtatzënë?
Kiara: Unë jo njëherë!
Aktori: Ti Nevina?
Nevina: Jo, jo as unë.
Aktori: I bie të jetë Salsano?
Kiara: Urimee! (qesh)
Nëpërmjet këtij dialogu të mbushur me të qeshura, moderatorja i dha fund çdo dyshimi të krijuar së fundmi, duke konfirmuar se nuk ka asnjë pritje për një fëmijë të dytë.
Ky çift, i cili qëndron vazhdimisht nën dritën e reflektorëve, ka treguar se di t’i përballojë këto situata dhe hetimet e fansave në rrjet me shumë sportivitet.

