Prej disa kohësh Kiara po përflitet se është shtatzënë dhe moderatorja i nxiti më shumë dyshimet me deklaratën që bëri së fundmi. Në hapje të “DWTS Fan Club”, Kiara përmendi se i shkon neps nga pjatat që sheh në Instagram ku njerëzit i bëjnë tag.
Kaq u desh dhe në rrjet u përfol se në njëfarë mënyre ajo e konfirmoi pritjen e ëmbël.
E ftuar në një emision televiziv, shoqja e ngushtë e saj Liesa Haxhiasllani tha se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.
“Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë.
Por aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.