Ish-banorja e “BBV”, Olta Gixhari së fundmi ka marrë pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, në Shkodër.
Së bashku me Luiz Ejllin ajo është protagonistja kryesore e këtij filmi.
E qeshur dhe me batuta ajo dha një intervistë për mediat ku tha se i don shumë të gjithë shkodranët duke përfshirë këtu edhe “armikun e betuar” në “BBV” Luizin.
“Është hera e parë që vij me një punë në Shkodër. Kam ardhur si spektatore. Jam e lumtur që jam në Shkodër. Shkodranët janë artdashës. Ndihem shumë mirë, erdha me dashuri. Shkodra është qyteti i të gjithë shqiptarëve. E dua shumë shkodranët. Nuk përjashtoj asnjë”, tha Olta duke qeshur.