Këngëtarja Fifi është një nga konkurrentet e spektaklit “Dancing With The Stars”,e cila garon krah partnerit të saj në kërcim, Graciano Tagani.
Edhe pse jashtë programit janë miq shumë të mirë, gjatë provave edhe ata kanë përplasjet e tyre.
Në përmbledhjen ditore të DWTS, aty ku tregohen pjesë nga provat e disa konkurrentëve, u transmetua edhe një debat mes Fifit dhe Gracianos.
Ky i fundit në një moment iu drejtua Fifit me fjalën “patate”, ndërsa këngëtarja e mori si ofendim edhe pse balerini po i shpjegonte se këto janë terma që përdoren në balet.