‘ Ti do të mbetesh fryma ime përgjithmonë biri im…’/ Ja vr*në të birin, e ëma e Joanit rrënqeth rrjetin

Te Fundit

E shkatërruar nga dhimbja, Ornela Zuko ka folur publikisht për herë të parë pas vrasjes së djalit të saj, Joanit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi u qëllua me armë zjarri nga miku i tij i ngushtë, Kristjan Sterjo. Në prag të ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit, nëna e të riut nuk ka mundur të mbajë brenda vetes trishtimin e madh.

Në një mesazh ndjeshëm që po bën xhiron e rrjetit, ajo i dedikon fjalë zemre të birit, jeta e të cilit u shkëput brutalisht në moshën 20-vjeçare. Kjo ngjarje tragjike ka lënë një plagë që nuk do të mbyllet kurrë për familjen Zuko, ndërsa Ornela e përshkruan djalin e saj si dashurinë e vetme që do ta mbajë gjallë shpirtërisht për sa kohë të jetojë.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për tju përgjigjur të gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit. Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!” shkruan mamaja e Joan Zukos në reagimin e saj të bërë ditën e sotme.

Siç bëri të ditur më herët newsbomb.al, nëna e Joanit ka njoftuar se 20-vjeçari do të prehet në varrezat e Korçës, ku miq e të afërm do të mblidhen nesër në mesditë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Lajmet e fundit