Klea Huta ka kaluar një moment paniku mbrëmjen e sotme dhe shkak është bërë telefoni i saj. E për ta zgjidhur dilemën e kësaj mbrëmjeje ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve.
Moderatorja tregon përmes një videoje në Instastory se kishte rreth dy vite që kishte blerë në Amerikë këtë aparat celulari dhe mbrëmjen e kaluar, ajo ka gjetur një kartë telefoni brenda tij, duke mos qenë aspak në dijeni.
Klea ka pyetur ndjekësit e saj, nëse ishin në dijeni se çfarë karte ishte ajo.
“Ndihmë se po shkalloj. Kam vetëm dy vjet që e kam blerë këtë telefon. Në Amerikë kam qenë para 6 vitesh”, shkruan Klea.
Ata e kanë sqaruar se gjithmonë kur blen një aparat celulari në Amerikë, ai vjen i shoqëruar me një kartë. Megjithatë Klea ka ende dyshimet e saj.