Aksident zinxhir/ 4 makina bëhen copash, 7 persona thuhet të…

Te Fundit

Shtatë persona kanë pësuar lëndime pas një përplasjeje të fuqishme zinxhirore që përfshiu katër automjete në afërsi të HEC Kozjak, në territorin e fshatit Varvarë pranë Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se ngjarja ndodhi pasditen e 9 gushtit, rreth orës 16:00, teksa mjetet po lëviznin në aksin rajonal drejt hidrocentralit.

Në këtë ngjarje të rëndë u përfshinë mjetet e llojit “Volkswagen Golf”, një automjet “Seat”, një furgon “Mercedes” dhe një “Ford”, të gjitha të pajisura me targa të kryeqytetit.

Nga përplasja, dëme të konsiderueshme shëndetësore pësoi një 18-vjeçar banues në fshatin Batincë, i cili ndodhej në “Golf”, ndërsa lëndime morën edhe drejtuesit e katër makinave si dhe dy pasagjerë të tjerë, një 30-vjeçar nga Paligradi dhe një shtetas nga Shkupi.

Të gjithë të dëmtuarit u transportuan urgjentisht për trajtim mjekësor pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” dhe spitalit “Shën Naum i Ohrit”, ku stafi mjekësor konfirmoi plagët e marra.

Pas sinjalizimit, një grup hetimor i SPB Shkup zbarkoi në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e këqyrjes dhe për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

Lajmet e fundit