Zhaklin Lekatari ka folur për herë të parë për raportin me Kiara Titon, pasi u shfaq në programin e saj si opinioniste.
Në MCN, ajo deklaroi se raportet mes tyre kanë qenë korrekte, dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën.
“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.
Zhaklin foli edhe për raportin me partnerin e Kiarës, Luizin.
“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia”.
Pyetur për lajmet që qarkullojnë se mund të jenë të dy opinionistë në BBV 3, ajo tha se në këtë rast marrëdhëniet do jenë profesionale.
“Mund të na përballë televizioni por prapë do kemi marrëdhënie profesionale. Aty në kolltuk”.