Fifi vazhdon garën në spektaklin e kërcimit ‘DËTS’ dhe duket se i është dedikuar me seriozitet këtij formati edhe pse është shprehur që nuk është fort e lehtë për të.
Megjithatë ajo e ka pranuar si sfidë këtë eksperiencë të re, pasi njëkohësisht për pak kohë i duhet të qëndrojë larg djalit të saj Theo Mal, për të cilin thotë se është personi që i mungon më shumë.
Në një postim në Instastory, ku shihet duke kaluar kohë me të birin, Fifi shkruan se Theo Mal është personi që i mungon më shumë dhe s’mund të bëjë pa të.