Sezoni i dytë i “Big Brother VIP Kosova” startoi mbrëmjen e djeshme me shumë konkurrentë suprizë.
Një nga banoret që u bë pjesë ishte edhe transgjinorja Edona James, me emrin origjinal Kujtim Shehu.
Ditën e sotme banorët kanë filluar t’i bëjnë pyetje njëri tjetrit për t’u njohur më shumë e sakaq Edona u pyet për operacionet e saj plastike.
Mirëpo, duket se ajo nuk ishte gati për të folur rreth kësaj teme pasi u prek dhe u largua duke shpërthyer në lot.