Big Brother VIP Kosova 2 ka filluar të premten, e debatet nuk kanë munguar.
Edona James ka debatuar ashpër me gazetarin Meti Alshiqi.
Dyshja mesa duket filloi t’i prishë marrëdhëniet që nga fillimi.
Pasi Meti i lutet që të ulet sepse po fillojnë pyetjet e publikut dhe ata duhet ta respektojnë këtë gjë, Edona i kthehet me një përgjigje interesante: “Ti djalë, mos fol palidhje”.
“Ti je gazetar, gazetarët janë shtincana” shprehet Edona James drejt Metit, duke e vazhduar debatin edhe në oborr.
Meti i përgjigjet duke i thënë që po e ofendon atë dhe të gjithë gazetarët shqiptarë.