Mbrëmjen e sotme, ashtu si çdo të dielë, na pret një show plot surpriza nga “Love Island”.
Teksa moderatorja Luana Vjollca po bënte sot provat e fundit gjenerale para Prime-t, është përballur me surprizën më të ëmbël. Gjatë provave, në studion e programit janë futur disa nga fansat e saj, Luanatorët e njohur.
Teksa i dhuruan një buqetë me lule, të rinjtë takuan më në fund Luanën, e cila i ftoi në skenë. Pas kësaj moderatorja i ka marrë edhe në backstage duke ju treguar ambientet ku bëhet çdo ditë puna kolosale e “Love Island”.
Teksa ka shpërndarë një video me momentet përmbledhëse të kësaj surprize, Luana i ka cilësuar provat e sotme si më të bukurat në botë dhe ka shumë të drejtë.
Luanatorët e Luana Vjollcës e kanë vërtetuar në gjithë këto vite që janë një ndër fan-grupet më aktivë dhe më të dedikuar në vendin tonë. Ata surprizojnë vazhdimisht idhullin e tyre, e duket se me gjestin e fundit treguan edhe një herë tjetër dashurinë dhe mbështetjen e tyre për Luanën.