Modelja e njohur, Arbenita Ismajli publikoi një bisedë të pazakontë private me reperin e njohur Unikkatil, në InstaStory, ku ky i fundit i ka ofruar ndihmë Arbenitës që të largohet nga ish-partneri i saj Fero.
Pos kësaj ka reaguar reperi, ku ka thënë se një bisedë e tillë është e montuar, pasi që në bisedat e publikuara nuk është instagrami i tij.
Mirëpo, modelja i është kundërpërgjigjur duke e publikuar një video në InstaStory, ku shihet profili i verifikuar i reperit Unikkatil.
“Kishe këndoj për shqiptari, e kshyr mi ulë femrat shqiptare. Boy bye“, ka shkruar modelja e njohur.
Mirëpo pas pak minutash si duket modelja i ka rënë pishman dhe e ka fshirë postimin ne Insta Story.
Kujtojmë se para disa kohësh Arbenita është ndarë nga reperi Fero.