Tronditje në Tiranë: 19-vjeçarja i jep fund jetës, familja përcjell në banesën e fundit të renë

Te Fundit

Kryeqyteti është mbështjellë nga zia pas një ngjarjeje tragjike, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës, duke shkaktuar një dhimbje të thellë dhe të pazëvendësueshme për familjarët dhe gjithë rrethin e saj shoqëror.

Ky njoftim prekës erdhi nga e ëma e vajzës, e cila nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale konfirmoi humbjen e parakohshme të së bijës 19-vjeçare. Mes pikëllimit të thellë, të afërmit e së resë kanë shprehur tronditjen e tyre duke kërkuar të kuptojnë rrethanat e kësaj ndarjeje tragjike, ndërsa Ana Limaj ka bërë të ditur se vajza e saj, Madalena, ka ndërmarrë aktin fatal.

E reja ishte plot plane për të ardhmen dhe kishte pasione të shumta, veçanërisht për pikturën dhe gatimin.

Ndonëse pritej që më 2 dhjetor ajo të festonte 20-vjetorin, fati ishte tragjik dhe jeta e saj u shua në moshën 19-vjeçare. Ndërkohë që të afërmit dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit në Varrezat e Sharrës, ngjarja ka lënë pas shumë pikëpyetje lidhur me shkaqet që e çuan të renë drejt këtij vendimi ekstrem.

Aktivistja Sevim Arbana ka ndarë gjithashtu tronditjen e saj për këtë ngjarje, duke theksuar se shoqëria duhet të reflektojë mbi mënyrën e komunikimit dhe pasojat e mundshme të padrejtësive ndaj të tjerëve.

“Nje engjell 19 vjecar, e inatosur, e lodhur qe ne lindje, e zhgenjyer nga ne te gjithe; familja, shoqeria dhe….shteti nese e kemi, iku nga kjo bote Ana dhe Marda, jane dy histori, qe ne duhet ta tregojme, duhet te reflektojme, duhet te ulerijme, ndaj gjithe padrejtesive dhe dhimbjeve qe i shkaktojme njeri-tjetrit.

R.I.P Marda dhe te kerkoj ndjese qe s ishim aq prane sa duhej te ishim!” shkruan Sevim Arbana.

Redaksia e Newsbomb.al përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen në këtë moment të vështirë.

Lajmet e fundit