Eklipsi sjell kthesa dhe mundësi të mëdha vetëm për këto shenja! Parashikohet e papritura

Te Fundit

Ndikimi i Hënës së Re dhe eklipsit po sjell një atmosferë të re në këtë ditë. Për Luanin, kjo është një periudhë vendimesh që do të ndjehen për muaj me radhë, Peshqit mund të gjejnë shtigje të reja profesionale, ndërsa Akrepi duhet të fokusohet në mënyrën se si i prezanton idetë e tij.

Dashi

Në orën 17:38, Hëna e Re bëhet aktive në shenjën e Luanit. Branko vëren se ky është një moment kyç për të gjithë përfaqësuesit e shenjave të zjarrit, me Dashin që do të jetë ndër të parët që do e ndiejë këtë energji.

Eklipsi i Diellit shënon përfundimin e një kapitulli dhe nisjen e një tjetri. Për Dashin, kjo ndërlidhet me angazhimet profesionale, karrierën ose studimet, ku çështje të mbajtura peng mund të marrin më në fund një drejtim të qartë.

Ndonëse mund të hasni vështirësi në përqendrim ose ndjesinë se keni shumë gjëra për të bërë, me disiplinë dhe vullnet do të arrini t’i përmbushni objektivat tuaja.

Në sferën sentimentale, ndikimi i Marsit nxit dëshirën për të thyer monotoninë. Çiftet mund të kërkojnë përvoja të reja dhe më spontane, ndërsa ata që janë beqarë mund të tërhiqen nga njerëz që nuk janë brenda profileve të tyre të zakonshme.

Demi

Jo çdo ide apo plan duhet shpalosur para të tjerëve menjëherë. Branko këshillon të mbani një qëndrim më diskret, sidomos kur bëhet fjalë për çështje pune, financash ose marrëveshje që ende nuk kanë përfunduar.

Ndërsa Jupiteri vë theksin te aspektet ligjore dhe ekonomike, pozicioni i Hënës së Re në Luan e zhvendos vëmendjen drejt familjes, pronave ose vendimeve që prekin banesën.

Kujdes me tensionet në familje, pasi mund të ketë më shumë irritim. Demi zakonisht është i duruar, por kur e kaplon nervozizmi, reagimet mund të jenë të ashpra, ndaj shmangni përplasjet për gjëra të parëndësishme.

Në dashuri, falë pozicionit të Venusit, situata mbetet pozitive. Edhe përballë sfidave praktike, dialogu dhe afrimiteti do të ndihmojnë, ndaj mos lejoni që debatet për para apo shtëpinë të prishin harmoninë.

Binjakët

Edhe pse kjo ditë mund të jetë mjaft e mbarë për ju, kërkohet kujdes për shkak të ndikimit të fortë të Hënës së Re dhe eklipsit në Luan.

Mërkuri, planeti juaj qeverisës, ndodhet në një pozicion mjaft të favorshëm, duke ju mbështetur në negociata, projekte biznesi, dokumentacione dhe çështje familjare.

Ambiciet tuaja po rriten dhe mund të ndiheni të motivuar për të shkëlqyer në një garë, për të siguruar një kontratë të rëndësishme apo për të bindur të tjerët rreth vlerës së ideve tuaja.

Edhe në dashuri panorama duket premtuese. Venusi favorizon ata që janë vetëm, duke krijuar mundësi për takime që mund të nisim si diçka e lehtë, por që më pas mund të marrin një peshë më të madhe përmes mesazheve, udhëtimeve apo takimeve të papritura.

Gaforrja

Ndikimi i Hënës së Re është shumë i fortë për Gaforren, duke ndikuar drejtpërdrejt te financat dhe burimet tuaja materiale.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për para, por edhe për aftësi profesionale, pronësi apo ide që mund të shndërrohen në një avantazh praktik.

Sot mund të merrni vendime të rëndësishme për mënyrën si do t’i administroni projektet apo pagesat tuaja në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, tensioni mes Saturnit dhe Marsit kërkon qetësi dhe ekuilibër. Mundohuni të mos mbingarkoheni dhe mos lejoni që stresi i punës të reflektohet në ambientin shtëpiak, ku debatet mund të shmangen me pak më shumë gjakftohtësi.

Luani

Kjo është dita juaj, pasi Hëna e Re po formohet pikërisht në shenjën tuaj dhe bashkë me eklipsin e Diellit, sipas Brankos, hap një cikël që do të ndikojë për një kohë të gjatë.

Do të ndiheni sikur keni hyrë në një fazë të re, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Vendimet e marra sot do të diktojnë rrjedhën e projekteve apo marrëdhënieve tuaja në të ardhmen.

Ndërkohë, Jupiteri rrit optimizmin dhe Neptuni nxit ëndrrat dhe ambicien për të krijuar diçka domethënëse.

Në punë, vëmendja do të jetë mbi ju dhe mund të përballeni me propozime apo mundësi për të treguar potencialin tuaj. Në jetën sentimentale, një lidhje mund të bëhet më serioze ose mund të keni dëshirën për të nisur një fillim të ri pas një zhgënjimi të kaluar.

Virgjëresha

Ndonëse Hëna e Re dhe eklipsi ndodhin në shenjën përpara jush, duke mos ju prekur në mënyrë direkte, ata kërkojnë që të reflektoni dhe të veproni me kujdes.

Sot mund të ndjeni nevojën për t’u shkëputur nga zhurma, për të analizuar situatat me gjakftohtësi dhe për të shmangur përfshirjen në konflikte të panevojshme.

Lajmi i mirë është se Marsi nuk ndodhet më në një pozicion të pafavorshëm ndaj jush, çka do të thotë se energjia po rikthehet dhe mund të vijoni me projekte që më parë ju dukeshin të lodhshme.

Mos bini pre e mendimit se të tjerët nuk ju kuptojnë; përqendrohuni te përmirësimet konkrete që mund të bëni që nga sot, në vend që të merreni me ato që nuk funksionuan.

Peshorja

Po ndiheni të shtyrë nga një dëshirë e brendshme për të përmirësuar gjërat, jo vetëm për veten por edhe për këdo që ju rrethon.

Jupiteri po nxit interesin tuaj për miqësi të reja dhe bashkëpunime, ndërsa Hëna e Re në Luan ndikon pikërisht në këtë sektor të rëndësishëm të jetës suaj.

Nuk përjashtohet mundësia që një miqësi të shndërrohet në një partneritet profesional, apo të krijoni kontakte të vlefshme përmes pjesëmarrjes në një grup apo projekt të ri.

Sa i përket dashurisë, Venusi mbetet aleati juaj kryesor. Një pasion i ri mund të lindë nga rrethi i miqve, ndërsa për çiftet është momenti ideal për të thyer rutinën dhe për të bërë plane për të ardhmen.

Akrepi

Hëna e Re dhe eklipsi në Luan e vendosin fokusin tuaj te reputacioni dhe ecuria profesionale.

Do t’ju duhet të punoni më shumë dhe të tregoni më shumë përkushtim për të marrë vlerësimin që ju takon. Një projekt i mirë nuk mjafton; duhet ta prezantoni dhe ta komunikoni atë në mënyrë të tillë që të kuptohet nga ata që marrin vendime.

Mërkuri dhe Jupiteri do t’ju ndihmojnë me ide të shkëlqyera, por është detyra juaj t’i konkretizoni ato. Takimet dhe negociatat e sotme mund të kenë një rëndësi më të madhe nga sa e imagjinoni.

Në aspektin sentimental, situata është më relaksuese. Nuk keni pse sforcoheni për të kërkuar vëmendje; interesi mund të vijë natyrshëm nga dikush, ose marrëdhënia juaj ekzistuese mund të ngrohet më tepër.

Shigjetari

Duke qenë një shenjë zjarri, edhe ju do ta ndieni fort ndikimin e Hënës së Re dhe eklipsit në Luan.

Ky pozicion yjor lidhet me udhëtimet, kontaktet me vende të largëta, studimet dhe përvojat që zgjerojnë horizontin tuaj. Nëse jeni larg vendbanimit të zakonshëm, kjo ditë mund të rezultojë mjaft interesante.

Në punë mund të hasni njerëz konkurrues apo mosmbështetës. Branko sugjeron që të mos reagoni menjëherë ndaj çdo kundërshtimi; shpeshherë, koha është aleati juaj më i mirë sesa një përplasje e hapur.

Dashuria sjell emocione të forta dhe spontanitet. Një njohje gjatë një udhëtimi apo me dikë jashtë rrethit tuaj të zakonshëm mund të marrë një rrjedhë domethënëse. Edhe për lidhjet në distancë, parashikohen zhvillime pozitive.

Bricjapi

Transformimet kanë nisur dhe ato po ndikojnë si në sferën private, ashtu edhe në atë të bashkëpunimeve profesionale.

Hëna e Re dhe eklipsi i sotëm do të lënë gjurmë për një periudhë të gjatë, sidomos në fushën e financave të përbashkëta, kontratave dhe mënyrës se si i ndani detyrat me të tjerët.

Në punë, mund të përballeni me ndryshime më të mëdha nga sa kishit parashikuar. Partneritetet mund të kërkojnë rishikim ose mund të lindë nevoja për të ndryshuar mënyrën si bashkëpunoni me një koleg apo partner.

Dashuria ju gjen më intensivë dhe të ndjeshëm. Ndonëse mund të shfaqet pak xhelozi, kjo tregon thellësinë e ndjenjave tuaja; zgjidhja më e mirë është komunikimi i hapur për pasiguritë, në vend që t’i shndërroni ato në konflikte.

Ujori

Plutoni është tejet i rëndësishëm për ju dhe ngjarjet e sotme në Luan po vënë theksin te marrëdhëniet ndërpersonale.

Kombinimi i Hënës së Re, eklipsit, Mërkurit dhe Jupiterit mund të sjellë ndryshime në marrëveshjet dhe bashkëpunimet tuaja.

Në një shkallë më të gjerë, Branko e lidh këtë ndikim edhe me zhvillimet shoqërore apo ekonomike, por për ju këshilla është pragmatike: shmangni nxitimin në reagime.

Në punë mund t’ju duhet të luftoni për të mbrojtur pozicionin apo projektet tuaja, por përpiquni të mos e humbni energjinë në beteja të kota. Në dashuri kërkohet qartësi, pasi një marrëdhënie mund të ketë arritur në një udhëkryq ku dialogu dhe qetësia janë më të vlefshme se kokëfortësia.

Peshqit

Peshqit dinë t’i menaxhojnë këto tensione astrologjike më mirë se shumë shenja të tjera. Madje, ajo që për të tjerët duket si konfuzion, për ju mund të shndërrohet në një mundësi të artë.

Hëna e Re favorizon një qasje të re profesionale. Mund të shqyrtoni mundësinë e një ndryshimi pune, një projekti paralel apo një riorganizim më efikas të aktiviteteve tuaja aktuale.

Nëse veproni me plan dhe nuk e teproni me vrullin, do të jeni në gjendje të përfitoni nga ndryshimet e papritura në mjedisin tuaj profesional apo të biznesit.

Sfera sentimentale duket gjithashtu premtuese. Venusi dhe Marsi po favorizojnë njohjet dhe për ata që janë vetëm, takimi i sotëm mund të mbetet gjatë në kujtesë, duke u shndërruar shpejt në diçka serioze.

Lajmet e fundit