Ledri Vula dhe Sara Hoxha kohët e fundit janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të aludimeve të publikut se marrëdhënia e dyshes është në krizë.
Ka qenë vetë reperi ai që nxiti zërat për një krisje të lidhjes së tyre, pasi ai nuk e mbështeti me prezencë partneren e tij në asnjë nga premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Megjithatë përmes disa postimeve në rrjetet sociale, dyshja i kanë hedhur poshtë këto pretendime.
Së fundmi Ledri me përjashtim të njërës i ka fshirë të gjitha fotot me Sarën nga llogaria e tij e Instagram.
Mirëpo mesa duket të gjithë këtë histori çifti e kanë bërë për të tërhequr vëmendjen e medias dhe publikut për ndonjë projekt të ri muzikorë, pasi Sara nuk ka fshirë asnjë foto me këngëtarin në Instagram.