Historia e Heidi Bacit, shqiptares konkurrente në “Grande Fratello” këtë vit, shkaktoi mjaft reagime javën e shkuar, teksa e reja e la shtëpinë më të famshme në Itali pasi babai i saj ja kërkoi. Për ju që nuk e keni djekur, i ati i Heidit i hyri si surprizë në program dhe i kërkoi të dilte me të, duke i thënë se personi me të cilin po njihej aty dhe që kishte krijuar afrimitet, Massimiliano Varrese, që ishte mjaft më i madh në moshë se ajo, po e manipulonte, ndërsa vendimet e saj kishin shkaktuar mjaft probleme në familje dhe e ëma nuk ishte mirë me shëndet.
E gjendur përballë këtyre fakteve, Heidi e braktisti reality show-n, megjithatë së fundmi i është dhënë mundësia të rikthehet në studion e programit, duke rrëfyer të vërtetën e saj, ndërsa ka shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga programi dhe raportin e saj me Massimilianon, i cili sipas shqiptares kishte thënë mjaft gjëra të pavërteta pas largimit.
”Nuk më pëlqen sepse ai (Massimiliano) nuk e kuptoi ‘Jo’-në që i thashë. Ky individ është një person shumë i lëkundur, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copëza. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat, por jo ndaj dikujt por ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje, duke më thënë se kam një vajzë dhe po mundohesha ta mbroja. Nëna ime përjetoi keq situata që nuk ishin normale”- tha Heidi nga studioja, ndërkohë që pas akuzave, i vuri edhe një ultimatum banorit.
Ajo i kërkoi Varreses mos të fliste më për të dhe babanë e saj dhe se nuk dëshironte që të mbante më kontakt me aktorin dhe duket se raportin e mbylli këtu.