Ditën e sotme, aktorja ka marrë një vlerësim tepër të madh nga aktori i njohur, Luan Jaha, i cili është gjithashtu pjesë i kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Olta Gixhari është duke përjetuar padiskutim kulmin e karrierës së saj artistike. Pas daljes nga shtëpia e BBV, Olta Gixhari nisi menjëherë xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Gixhari është pjesëtare e jurisë në një preh show-ve më të ndjekur të kërcimit, “Dancing With the Stars”, ku me opinionet dhe kritikat e saj me pak pak sens humori, ka krijuar një përlqyeshmëri të madhe tek publiku.
Ditën e sotme, aktorja ka marrë një vlerësim tepër të madh nga aktori i njohur, Luan Jaha, i cili është gjithashtu pjesë i kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jaha ka thënë fjalët më të bukura për Gixharin:
“Kam patur ëndërr të punoj me Olta Gixharin, si unë edhe ajo dhe na ra fati që të bashkëpunojmë këtu. Eshtë një aktore e madhe. Mjerisht në botën tonë të vogël, ajo duhet të kishte patur mbi 50 filma me role kryesore në perëndim. Gjynah që ai kapacitet i tillë të mbesë në hije”.
Olta e ka postuar këtë pjesë të intervistës së aktorit të njohur në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar:
“Të dëgjosh këto fjalë nga një pedagog i madh i mjeshtërisë së Aktorit dhe nga një Aktor i shkëlqyer, më vjen të qaj. Faleminderit Luan Jaha”.