Dyshja Ledri Vula dhe Sara Hoxha vazhdojnë të mbeten gjithnjë në qendër të vëmendjes pasi kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se ata janë ndarë.
Që nga puthja e Sarës si protagoniste në film, te mungesa e Ledrit duke mos e shoqëruar atë në premierën e filmit e deri te fshirja e fotove së bashku në “Instagram” nga ana e Ledrit, të gjitha këto na kanë bërë të dyshojmë se ka një krizë mes çiftit.
Megjithatë, një burim shumë i afërt për “Iconstyle” ka treguar se të gjitha këto janë bërë për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe se dyshja shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Thuhet se kohët e fundit janë parë së bashku në makinë në Tiranë shumë të afërt me njëri-tjetrin.