Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona James është mërzitur pafund, dhe nuk kanë munguar as lotët.
Kësisoj, e shtrirë në shtratin e saj në dhomën e gjumit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ajo ka shpërthyer në lot, dhe në ndihmë i kanë ardhur Alba dhe Vesa.
“Mua më duket vetja si e çmendur. Ai me ato gjëra me ato gjeste”, ka thënë Edona, duke iu referuar sjelljeve të Ganisë karshi saj.