‘O Joan o bir i nënës…’ Djalin ja vr*në me pIumb pas shpine, rrënqeth nëna e 20 vjecarit!
Ornela Zuko, nëna e të riut Joan Zuko, ka ndarë mesazhin e saj në rrjetet sociale ku shpreh mirënjohjen ndaj gjithë personave që kanë mbështetur familjen në këto çaste të rënda pas humbjes së djalit 20-vjeçar.
Nëpërmjet disa rreshtave të publikuar, ajo ka shprehur trishtimin e thellë që mbart një nënë në situata të tilla, por njëkohësisht ka falënderuar për çdo ngushëllim, telefonatë apo mbështetje që u është ofruar pas ngjarjes së rëndë.
“Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë.
Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, shkruan ajo ndër të tjera.
Kjo tragjedi ndodhi gjatë pasdites së të shtunës, kur Kristjan Sterjo, mik i fëmijërisë së viktimës, e ekzekutoi atë me armë zjarri tip kallashnikov duke e qëlluar nga prapa.
Për shkak të plagës së marrë, Joan Zuko ndërroi jetë, ndërsa autori i krimit ra në prangat e policisë pas pak orësh.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Sterjo pohoi se kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ku thuhet se zanafilla e konfliktit mund të ketë qenë një çështje që lidhej me të dashurën e tij.
Familja e viktimës ka publikuar një deklaratë të plotë ku falënderon miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që u solidarizuan me dhimbjen e tyre përmes mesazheve dhe gjesteve të ndryshme.
Mbështetja e marrë në këto momente dëshpërimi u dha kurajë familjarëve për të përballuar humbjen, duke dëshmuar respektin dhe dashurinë që rrethi shoqëror kishte për Joanin.
Në fjalët e tyre, familjarët theksojnë se ai u nda nga jeta para kohe dhe në mënyrë të padrejtë, duke lënë një boshllëk të madh, por kujtimet e mira do të mbeten gjithnjë të gjalla mes tyre.
Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme, Familja e Joanit!

