Aksident tragjik në vendin tonë! Humbin jetën 2 gra, zbardhen detajet

Te Fundit

Në fshatin Delisufaj të Lushnjës ka ndodhur një ngjarje fatale gjatë ditës së sotme, pasi një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e përfunduar brenda një kanali.

Fatkeqësisht, dy shtetase të moshës 50-vjeçare, Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij incidenti. Ndërkohë, grupet e emergjencës dhe forcat e policisë ndodhen në terren për të kryer veprimet e nevojshme, ndërsa arsyet që çuan në daljen nga rruga mbeten akoma të pandriçuara.

Ndërkaq, efektivët e policisë po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti të rëndë.

Lajmet e fundit