Çdo të dielë në orën 12:45 shohim Kiara Titon në ekranin e madh të Top Channel duke moderuar emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”
Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe fansat e befasojnë herë pas here Kiarën.
Ajo edhe dje ka marrë shumë dhurata nga fansat e saj. Këtë e ka zbuluar vetë Tito përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
Kiara ka ndarë me mijëra ndjekës një foto ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Që të dy janë mbështetur në bagazhin e makinës, i cili është i mbushur me lule dhe çokollata. Ndërkohë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” mban në duar një pako të madhe, të mbështjellë me letër të kuqe.
“Kështu mbyllet Fan Club për sot. Faleminderit për dashurinë që na jep çdo ditë. Na ke zbukuruar jetën. Faleminderit edhe bashkëshortit tim që nuk më lë kurrë vetëm sa herë që është e mundur. Të dua shumë”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas pozës që ka marrë më shumë se 90 mijë pëlqime dhe mijëra komente.
Kiara dhe Luizi janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Lidhja e tyre e dashurisë që nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut. Këta të fundit janë kuriozë të dinë sa më shumë detaje rreth tyre.