Pak kohë më parë u bë e ditur se aktori i humorit Olsi Bylyku prej më shumë se 4 muajsh është në një lidhje me gazetaren Denada Lura.
Teksa këngëtarja publikonte këngë që dukej si dedikime për Eglin dhe disa nga ndjekësit kishin ende shpresa për rikthim, lajmi për të dashurën e re bëri bujë shumë shpejt.
Mirëpo, duket se vajza në fjalë nuk i ka pëlqyer aspak kjo vëmendje e madhe, ndaj ka marrë vendimin e papritur.
Pasi u zbulua emri i saj, Denada ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, edhe pse zyrtarisht nuk dihen arsyet e këtij vendimi, duket se fluksi i komenteve kritike apo negative për këtë lidhje në faqen e saj ka qenë. e padurueshme për vetë gazetaren.