Banorja e BBVK 2, Edona James është dëgjuar mbrëmë gjatë spektaklit duke e ofenduar banorin, Meti Alshiqi.
Kjo po ndodhte gjatë kohës që moderatoret po kërkonin të dinin se përsë netë më parë Meti kishte eskaluar me shprehje ndaj Edonës, për shkak se ishte zgjedhur e preferuara e publikut.
Teksa Meti kishte marrë fjalën, Edona është dëgjuar në sfond duke i thënë “ti je qetnik njeri”, një shprehje kjo tejet ofenduese e pezhorative.
Kujtojmë se pas natës së prime-it të së premten Vëllau i Madh, kishte paralajmëruar banorët Meti dhe Buci me largim në rast vazhdojnë me ofendimet ndaj Edonës, por sic duket nuk iu ka rënë në vesh shprehja ofenduese që Edona po përdorë kundrejt banorëve tjerë herë pas here, si në rastin konkret ndaj Metit.