Përveç këngës, Fifin tashmë po e shikojmë duke eksperimentuar në një zhanër të ri si kërcimi.
Ajo është pjesë e programit “Dancing with the stars”, ku konkurron krah balerinit të saj, Graciano Tagani.
Gjatë provave dyshja shkëmbejnë shpesh edhe biseda nga jeta private.
Gjatë bisedave të tyre, Graciano e ka ngacmuar Fifin se kur ka ndërmend të martohet.
“Prit sa të më rritet çuni. Edhe dasma ime është punë e zotit dhe Adisit“- iu përgjigj duke qeshur këngëtarja.
Kujtojmë se ajo tashmë është nënë e një djali, Theo Mal, me partnerin e saj Adis Patushi, me të cilin u njoh pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.