Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Arbana Osmani mund të mos moderojë “Big Brother VIP 3”, bëri mjaft bujë në rrjet.
Disa prej ndjekësve ishin dakord me këtë vendim, ndërsa pjesa më e madhe ishin kundër, duke u shprehur se, “Nuk ka Big Brother pa Arbana Osmanin”.
Ndër të tjera u tha se emrat që mund ta zëvendësojnë janë Bora Zemani ose Ledion Liço, fjalë ende të pakonfirmuara.
E teksa vërtetësia e lajmit nuk dihet ende, një veprim i Ledion Liços ka marrë mjaft vëmendje. Ditën e sotme ai ka hequr nga ndjekësit në Instagram Arbanën, gjë që ditët e sotme do të thotë shumë.
Ndërsa pak më parë Arbana duket se ka bërë reagimin e saj të parë, megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Moderatorja ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke pirë kafe dhe jo kafe dosido, por Lori Caffe, që është në pronësi të Lori Hoxhës.
Një veprim që nuk besojmë se ka ardhur rastësisht nga moderatorja në këtë vorbull lajmesh.