Greta Kazazi rrëfen vështirësitë në Big Brother: Doja të dorëzohesha
Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në emisionin “Prime Vera”, Greta Kazazi ka ndarë me publikun sfidat që e shoqëruan gjatë eksperiencës në Big Brother, duke pranuar se shpesh e ka ndier veten shumë pranë vendimit për të hequr dorë nga gara.
Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth periudhave më kritike gjatë lojës, ajo shpjegoi se ndihej e ngarkuar psikologjikisht për shkak të ndryshimit të realitetit brenda shtëpisë. “Ka pasur gjëra të cilat nuk janë zhvilluar në Big Brother si duhet, në momente kur unë thosha gjëra të tjera dhe u shfaqeshin para publikut gjëra të tjera.
Kur ndodhin këto gjëra, doja të dorëzohesha dhe të mos e vazhdoja më lojën, por ja që ia dola ta çoja deri në fund”, tha Greta Kazazi në Kanal10.
Ky rrëfim dëshmon se presioni i lojës dhe mënyra e pasqyrimit të ngjarjeve te shikuesit përbënin një barrë të rëndë për të, megjithatë ajo arriti t’i tejkalojë ato vështirësi dhe ta mbyllë me sukses rrugëtimin e saj.

