Blero së fundmi në një diskutim me Azemin e ka këshilluar atë se si duhet të sillet në raport me Albën.
“Ti nuk po e din ku je, njëkohësisht ajo po e mban timonin, s’po të jep shenja as andej as këndej. Një femër kur të don me e vërejte një mashkull që po e do, ajo sigurohet që ti me e vënë re”, i ka thënë Blero, Azemit.
Tutje, ai ka marr shembull edhe lidhjen e tij të re, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar ende.
“Unë jam në lidhje qe një vit e diçka, nëse don publiku edhe Zoti do të qëndrojë këtu tre muaj, a e din për çka vuaj unë çdo ditë ‘çka nëse femra ime thjesht përton të më pres më?’, por ajo moralin dhe edukatën e ka top, nëse rri unë këtu tetë vite dhe kur dal do të jetë aty do të jetë për mua, sepse është për mua”, tha këngëtari.