Humbje e rëndë për Antonela Berishën, ish-banorja e BBV ndan lajmin e hidhur për dajën
Antonela Berisha ka përcjellë një mesazh tejet të trishtë për publikun,
teksa ka njoftuar ndjekësit e saj se është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të dajës së saj.
Përmes një publikimi në profilin e saj në Instagram, më saktësisht në Instastory,
ish-protagonistja e formatit Big Brother VIP ka shprehur trishtimin e saj të madh për këtë ngjarje të papritur.
“E paç dheun e lehtë, Daja Mond. Njeriu ma i mirë si i takoi me vujt kështu, nuk më besohet akoma.

Na ke lan një boshllëk të madh. Qofsh me Zotin e pushofsh në Parajsë, zemër”, ishin fjalët prekëse që ajo shkroi në postimin e saj.

