Prime i Big Brother Kosov gjatë natës së sotme ka filluar me disa diskutime.
Duke komentuar mardhënien e Brikendës dhe Ganinës, opinionistja, Anita Haradinaj ka ofenduar këtë të fundit duke i thënë “a e ke shiku vetën ndonjëherë në pasqyrë”.
Në mbrojtje të Gani Gërmisë doli moderatori Alaudin Hamiti, i cili ia tërhoqi vërejtjen për ofendime.
“‘A jam unë opinioniste a ti”, pyeti ajo.
Ndërhyrje në debat bëri edhe moderatorja Jonida Vokshi, duke ia shpjeguar opinionistes se ata janë në një lojë dhe vëllau i madh e vendos nëse dikush i ka kaluar qaqet, por opinionistja gjatë gjithë kohës tentonte ta ndërprente me arsyen se ajo i di rregullat e këtij formati.
“Nëse don me ia dhanë këto konotacion i keni ofendu me mijëra herë edhe ju”, ishte reagime i Anita Haradinajt.