Vjeshtë e Artë! Xhepat plot, mundësi të reja dhe dashuri…Shtatori plot dritë për këto 3 shenja
Sezoni i vjeshtës për vitin 2026 premton transformime të rëndësishme për disa shenja të zodiakut, duke ndikuar drejtpërdrejt në dashuri, karrierë dhe vendimmarrje. Sipas astrologjisë, përfaqësuesit e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit po hyjnë në një fazë ku projektet e ndërprera mund të marrin një hov të ri, ndërsa probleme të vjetra risillen në vëmendje për t’u zgjidhur përfundimisht.
Shtatori nis me një ekuilibër midis disiplinës dhe ambicies, ndërsa lëvizja e Marsit drejt Luanit, më datë 28 shtator, do të rrisë ndjeshëm vrullin dhe gatishmërinë për të nisur nisma të reja. Periudha nga tetori deri në mesin e nëntorit kërkon maturi, pasi çështje të mbartura nga e kaluara mund të ndikojnë tek financat, komunikimi dhe lidhjet ndërpersonale.
Për Dashin, kjo është mundësia ideale për t’i dhënë formë konkrete ideve të vjetra. Ndikimi i Saturnit do t’i bëjë më të përgjegjshëm, kurse Jupiteri në Luan do t’i favorizojë në sipërmarrje, kreativitet, dashuri dhe plane personale.
Një progres në karrierë pritet që në ditët e para të shtatorit, ku plane të lëna në letër do të gjejnë mbështetjen e duhur, qoftë financiare apo logjistike, për t’u vënë në praktikë.
Sa i takon dashurisë, muaji tetor dhe fillimi i nëntorit do të jenë periudhë për të rishqyrtuar bisedat e pambarura dhe temat e shmangura.
Rreth datës 16 nëntor, bashkimi i Marsit me Jupiterin në Luan mund të ringjallë dëshira, ambicie apo projekte që ishin lënë pas dore.
Luani do të gëzojë më shumë vëmendje dhe mundësi për t’u shfaqur në pah, falë Jupiterit që i jep forcë vetëbesimit dhe karrierës. Energjia do të shtohet në fund të shtatorit me hyrjen e Marsit në këtë shenjë, duke shënuar momentin për të bërë hapa të rëndësishëm profesionalë, ndonëse fillimi i tetorit kërkon qetësi për të evituar përplasjet e panevojshme.
Po ashtu, ndikimi i Venerës dhe Mërkurit në retrogradë do të nxjerrë në pah çështje të banimit ose të familjes, ndërsa në jetën sentimentale do të qartësohet nëse një lidhje ka vlerë apo është kthyer në një rutinë boshe.
Momenti kyç i 16 nëntorit, me bashkimin e Marsit dhe Jupiterit në Luan, mund të shërbejë si trampolinë për një prezantim madhor ose për rikthimin e një ideje të vyer.
Shigjetari e nis vjeshtën me fokus te media, puna ndërkombëtare, studimet dhe udhëtimet, ndërsa Jupiteri në Luan i ndihmon të zgjerojnë horizontet dhe t’i japin jetë planeve që më parë dukeshin të pamundura.
Lëvizja e Marsit në Luan më 28 shtator do të përshpejtojë procedurat e dokumentacionit, aplikimet dhe kontaktet jashtë vendit, duke zhbllokuar çështje të mbetura pezull prej muajsh.
Në planin emocional, tetori dhe nëntori mund të sjellin rikthime nga e kaluara; rreth mesit të nëntorit, do të bëhet e qartë nëse kjo është një mundësi për një fillim të ri apo për t’i dhënë fund përgjithmonë një historie. Drejt fundit të nëntorit dhe gjatë dhjetorit, Shigjetarët do të kenë një vizion më të kthjellët për rrugën që duan të ndjekin, veçanërisht në lidhje me karrierën dhe udhëtimet.
Sipas parashikimeve, datat më të favorshme për këto tri shenja përfshijnë 31 gusht–8 shtator, 14–17 tetor, 13–20 nëntor, 27 nëntor–2 dhjetor dhe 10–19 dhjetor.
Për Shigjetarin, këto shanse shtohen edhe në periudhat 18–22 shtator dhe 23 nëntor–2 dhjetor.

