Deri në këtë javë të “Dancing with the stars”, Roerd Toçe ka qenë një nga konkurrentët më të spikatur dhe më të votuar nga juria.
Mirëpo, papritur ai ka bërë me dije se për fat të keq i duhet të largohet nga gara për shkak të problemeve shëndetësore.
Me lot në sy, ai ndau këtë lajm teksa bëri me dije se vendosi të qëndrojë për të realizuar performancën e sotme, për të mos penalizuar grupin e tij.
Largimi i tij shkaktoi gjithashtu lot edhe tek grupi i tij, i cili u shpall sot fitimtar.
Kujtojmë se javën e shkuar Roerdi dhe Juliana u shpallën dy konkurrentët me performancat më të mira, ndaj ata duhet të zgjidhnin nga pjesa tjetër e konkurrentëve për të formuar grupet e tyre.
Dy grupet konkurruan sot kundër njëri tjetrit, teksa grupi fitues u shpall ai i Roerdit.