Skena e “Dancing With The Stars” është kthyer në një arenë dyluftimi, me yjet e ndara në dy skuadra. Gjykimi i jurisë ka ngjallur debate të forta. Një moment edhe Fifi është kapur me Ilir Shaqirin, i cili me dorë ka bërë një gjest duke treguar se fjalët janë të tepërta aty ku punohet.
Bora: Fifi, si je ndjerë gjatë kësaj jave?
Fifi: Shumë mirë. Unë mendoj që ku ka prova ka zhurmë, ku ka zhurmë ka punë. Ilir mos me atë dorën.
Iliri: Ku ka prova, ku ka punë, nuk ka fjalë.
Fifi: Ça thua ore?
Iliri: Juve jeni të gjithë nxënës amator që po ju mësojnë gërmën “a” të kërcimit dhe duhet të respektoni koreografët. Jo të dilni mbi ata me individualizmat tuaj.
Fifi: Kur ka folur Dioni nga ana profesioniste ne e kemi dëgjuar të gjithë. Sikurse e tha Xhuli, ne jemi të gjithë karaktere të forta dhe nuk durojmë dot të na urdhërojnë.
Iliri: As balerinët profesionist?
Fifi: Jo, ka qenë kur ka folur Xhuli, jo profesionistët.