Ndryshime në sezonin e ri, emri që pritet të marrë drejtimin e “Portokalli” do t’ju surprizojë
Spektakli i njohur i humorit në ekranin e Top Channel po bëhet gati për ndryshime të rëndësishme me nisjen e sezonit të ri televiziv, ku fokusi kryesor është pozicioni i drejtuesit të emisionit “Portokalli”.
Në qendër të këtyre zërave është aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj, emri i të cilit është gdhendur në historinë e “Portokalli”. Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga “Loki magazine”, Llakaj është pranë rikthimit në këtë produksion pas një pauze 16-vjeçare, duke marrë sërish përsipër detyrën e drejtimit.
Ky zhvillim do të shënonte një rikthim në skenën ku Llakaj spikati ndër vite, jo vetëm si prezantues, por edhe përmes karaktereve të shumta që ai solli për publikun.
Ndërkohë, pozicioni i Salsano Rrapit, i cili ka mbajtur timonin e “Portokalli” për një kohë të gjatë, mbetet ende një pikëpyetje. Nuk ka ende një sqarim nëse ai do të vijojë të bashkëdrejtojë krah Llakajt apo nëse formati do të pësojë ndryshime thelbësore në strukturën e moderimit.
Mbështetur në të dhënat aktuale, detajet mbi mënyrën se si do të organizohet ekipi drejtues mbeten ende të konfirmuara, të paktën deri në daljen zyrtare të programit për publikun.
Në thelb, lajmi që pritet të shkaktojë më shumë bujë është pikërisht rikthimi i Agron Llakajt në “Portokalli”, gati dy dekada pas largimit të tij./lokimagazine

