E fundit nga Tirana! Dy fëmijë gjenden të humbur te “Delijorgji”, kërkohen familjarët
Në zonën e parkut të kompleksit “Delijorgji” në Tiranë është raportuar gjetja e dy fëmijëve të humbur.
Lajmi është përcjellë nga JOQ, sipas të cilës disa qytetarë i kanë gjetur të miturit në këtë zonë dhe më pas i kanë dërguar në ambientet e Komisariatit nr.6 të Policisë.
Sipas të dhënave, fëmijët mbajnë emrat Klajdi dhe Tasim Haxhiu. Ata ndodhen momentalisht nën përkujdesjen e efektivëve të policisë, ndërsa po pritet mbërritja e familjarëve të tyre.

Ndërkohë, është bërë thirrje për prindërit ose kujdestarët e tyre ligjorë që të paraqiten sa më parë pranë komisariatit, për të bërë të mundur ribashkimin me të miturit.

