Filmi “Në kuadër të dashurisë” po korr suksese të jashtëzakonshme në vend, duke arritur rekorde shikueshmërie dhe shitje biletash në kinema.
Madje për këtë, “Top Channel Films” ka shkruar një artikull të dedikuar ku sipas tyre, “Në kuadër të dashurisë” ka arritur t’ia kalojë edhe filmit “Killers of the Flower Moon”, i cili aktualisht po jepet në “Cineplexx” dhe po “përqafohet” jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.
Sipas artikullit, “Në kuadër të dashurisë” ka mundur aktorët botërorë si Leonardo di Caprio, Robert de Niro e Brendan Fraser.
Mirëpo, ky artikull është postuar pikërisht pasi Arbana ka ndarë foto nga kinemaja duke parë filmin “Killers of the Flower Moon”.
Madje, moderatorja ka shkruar se ky film duhet parë patjetër, dhe mbi të gjitha në kinema, jo nga telefoni ose laptopi, në mënyrë që shikuesit të marrin ndjesinë e plotë nga filmi.
Menjëherë, ky detaj është marrë sikur tashmë Arbana dhe “Top Channel Films” kanë shpallur “luftë” mes tyre, nxitur edhe nga fakti që moderatorja e BBV nuk e promovoi asnjëherë filmin “Në kuadër të dashurisë”.