U tha që u largua nga Top Channel, Bora Zemani bënë REAGIMIN e parë dhe ja si shfaqet!
Për herë të parë pas zërave që qarkullojnë lidhur me ndërprerjen e bashkëpunimit të saj me Top Channel dhe mungesën në ekran për sezonin vjeshtor, Bora Zemani është rikthyer aktive në rrjetet sociale.
Pavarësisht bujës së krijuar rreth karrierës së saj, moderatorja ka vendosur të mos adresojë drejtpërdrejt thashethemet e fundit.
Përkundrazi, ajo ka shpërndarë disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet nën shoqërinë e Donald Veshajt dhe të birit. Një prej shkrepjeve tregon Donaldin duke realizuar një selfie pranë detit, ku përkrah tij shfaqet djali i moderatores, ndërkohë që vetë ajo duket në sfondin e kësaj tabloje familjare.
Ky publikim është shoqëruar thjesht nga një ikonë dielli, duke shmangur çdo aluzion apo sqarim mbi statusin e saj aktual profesional.
Kjo është shfaqja e parë publike e Zemanit që nga momenti kur u raportua përfundimi i rrugëtimit të saj shumëvjeçar në këtë televizion.
Deri në këto momente, ajo ende nuk ka bërë asnjë koment mbi arsyet e largimit apo planet e saj të ardhshme për karrierën televizive.
Ndërkohë, thashethemet nëpër rrjetet sociale dhe mediat rozë nuk pushojnë, duke aluduar për një transferim të mundshëm në Vizion Plus për të udhëhequr “Ferma VIP Club”, megjithëse ky version mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.

Aktualisht, moderatorja po preferon t’i mbajë larg publikut debatet për të ardhmen e saj, duke u fokusuar vetëm në publikimin e momenteve të këndshme nga pushimet me familjarët.

