Mbyllet epoka e Megit tek Për’puthen? Dalin emrat, ja kush pritet ta zvëndësojë!
Teksa po përhapen raportimet se Megi Pojani nuk do të jetë më në krye të “Për’puthen”, tashmë kanë nisur spekulimet e para mbi moderatoren që do ta zëvendësojë për sezonin e ardhshëm. Edhe pse lajmi për largimin e Pojanit është konfirmuar, identiteti i pasueses së saj mbetet ende i pazbuluar.
Në qendër të thashethemeve janë Heidi Baci dhe Selin Bollati, dy personazhe që publiku i njeh mirë nga rrugëtimet e tyre në “Big Brother VIP Albania”.
Heidi Baci, e cila spikati si protagoniste në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndërtuar tashmë një profil si moderatore në Top Channel. Përveç pjesëmarrjes në “Goca dhe Gra”, ajo ka drejtuar “Big Brother VIP Fan Club” dhe është angazhuar së fundmi në emisionin “Wake Up”.
Përkrah saj, përflitet edhe Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, e cila ka qenë mjaft aktive në media që prej përfundimit të këtij reality show.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Top Channel, ndaj mbetet e paqartë se cila prej tyre është më pranë marrjes së këtij formati.
Sidoqoftë, ndryshimi në moderim është i sigurt për sezonin e ri, duke marrë parasysh se Megi Pojani e ka mbajtur këtë post që nga viti 2023 në “Për’puthen”.
Mbetet të presim afrimin e fillimit të sezonit televiziv për të mësuar nëse drejtimi do t’i besohet Heidin Bacit, Selin Bollatit apo një figure tjetër.

