Mozzik dhe Loredana kanë dy vite që janë ndarë, por gjatë kësaj kohe fansat kanë shpresuar për një ribashkim që nuk erdhi kurrë.
Dyshja ruajnë një raport ‘miqësor’ për hir të vajzës së tyre Hana për të cilën kujdesen të dy. Edhe pse të ndarë fansat ende vijojnë të lidhin këngët e Mozzik dhe Loredanës me njëri-tjetrin.
Reperi ka publikuar së fundmi një këngë me titull “Zani”, e cila lidhet me një ndarje, ku mes rreshtash përmendet edhe distanca.
“Zani mu ka shter. Emrin e ke të bukur, por s’po mundem prej gojës me nxjerr”-thuhet në refren.
E sigurisht, në rrjet ka nisur menjëherë të aludohet se ky tekst është dedikim për Loredanën. Gjë të cilën Mozzik e ka mohuar duke sqaruar njëherë e mirë raportin me të.
“Jo çdo këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë, dhe unë po ashtu.
Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi.”-shkruan Mozzik mes të tjerash.
Shiko foton: