Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këtë vit është njëra nga konkurrentet më të përfolura të Big Brother VIP Kosova.
Në mbrëmjen e së enjtes, Halimi është emocionuar shumë teksa në darkën e të nominuarve, i është përgjigjur një pyetje që lidhet me vajzën e saj.
Bëhet fjalë për pyetjen “Pse e ke lënë çikën vet?”, të cilën Linda tha para banorëve se ia ka bërë vetes, pasi të njëjtën pyetje ia parashtron vetes çdo natë.
Ajo tutje u shpreh se ndoshta ka gabuar që është futur në Big Brother VIP Kosova, pasi vajza e saj është vetëm 4 vjeç e gjysmë.
“Çdo natë e mendoj ,sepse është vetëm katër vjeç e gjysmë dhe mendoj se ia kam bërë shumë të padrejtë. Edhe nëse unë eliminohem nesër, atëherë kjo do të jetë si një lloj ‘karma’ (hakmarrje)”, ka thënë Linda.
Këngëtarja nga Vitia përndryshe është e nominuar këtë javë dhe rrezikon të dalë në rast se nuk i merr votat e duhura nga publiku si banorja që duan ta shpëtojnë.
Krahas saj në nominim janë edhe: Ledi Vokshi, Meti Alshiqi, Santiana Maloku, Gani Gërmia, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Monika Salihu