U fol e u përfol mjaft shumë historia e banores se Big Brother Vip Kosova , Vesa Vllasaliu dhe tradhetia qe ia bëri ish I fejuari I saj Mërgim Berisha .
E ka cekur diss here që një pjesë të bukur të kohës, ish çifti e kaloi në shtetin turk.
Duke qenë se Mërgimi ishte lojtar I ekipit turk Fenerbahce , mediave nuk kishte si t’ju ikte lajmi I ndarjes.
Mirëpo ajo që vihet re në mediat turke është që tradhëtia të cilën e cek Vesa nuk përmendët askund./VEQSHQIP/
Ja postimi I mediave turke I përkthyer në shqip:
Postim I publikuar më 20.04.2022
‘Mediat turke kanë raportuar së fundmi se mund të ketë krizë në martesën e futbollistit shqiptar të Fenerbahçes, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun.
Sipas CNN Turk, futbollisti tashmë ka fshirë të gjitha fotot me partneren e tij dhe nuk e ndjek më në Instagram.
Por, nuk ka ndodhur e njëjta gjë nga ana e Vesës, e cila e simbolizon lidhjen e saj me futbollistin përmes një ‘emoji’ zemre në bio-në e llogarisë së saj në Instagram.
Për ndarjen e futbollistit nga ish-përfaqësuesja e Gjermanisë shkruan edhe media tjetër turke “Milliyet”, të cilët kanë theksuar se ndarja mund të jetë vetëm nga Berisha dhe se gruaja e tij nuk e ka pranuar ende.
Nga ana tjetër, Vesa disa herë ka shprehur publikisht mbështetjen për partnerin e saj, madje është përplasur edhe me fansat në rrjetet sociale për t’i dalë krah Berishës.
Ndryshe, Berisha këtë sezon ka luajtur në 33 ndeshje me skuadrën turke dhe ka shënuar 8 gola dhe 3 asistime.’/VEQSHQIP/