Futbollisti i Hoffenheimit, Mërgim Berisha pritet të jetë jashtë fushave të gjelbra për një kohë.
Kjo pas lëndimit që Berisha pësoi në stërvitje, e që ishte menduar se nuk është diçka serioze.
Megjithatë, klubi gjerman njofton se pas analizave të hollësishme, Berisha duhet të operohet dhe do të jetë jashtë për muajt e ardhshëm.
“Analizat e hollësishme kanë konfirmuar dyshimin se Mergim Berisha ka pësuar një çarje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes.
Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Berisha u transferua te Hoffenheimi nga Augsburgu për 14 milionë euro në afatin kalimtar të transferimeve gjatë verës.
Ai ka zhvilluar 10 paraqitje në të gjitha garat, por që nuk ka gjetur golin.