Mbrëmë në “Prime” banorët Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia patën një debat mes tyre.
Shqipja shfaqi problemin me alkool që sipas saj ka Ganiu.
Sipas saj ai i mbush shishet me alkool në tualet.
Ajo madje kishte përmendur një diskutim që kishte bërë me Ganiun në fillim të sezonit të ri të BBV.
Ajo thoshte se Ganiu ia ka pranuar asaj se ka probleme me alkoolin dhe i ka kërkuar që t’ia largojë nëse e sheh.
Por, Ganiu mohoi se ka ndonjë problem.
Ndërsa në rrjetet sociale është publikuar video ku Ganiu kërkon nga Shqipja ndihmë në këtë aspekt.
“Nëse e doni Ganinë e mirë, largojani alkoolin”, dëgjohet duke thënë ai. /Insajdeir.org/