Linda ishte mjaft aktive mbrëmë në “Prime” në Big Brother por, sa foli vetëm akuza hodhi, njëherë në drejtim të Azemit e më pas të Bleros.
Linda habiti publikun me deklaratën se Azemi ka pëlqim për të, por i shokoi me atë që tha edhe për Bleron.
Këngëtarja e njohur tha se Azemi ka ndjenja për të dhe se po ndjen njëfarë tensioni.
“Unë mendoj që Azemi ka ndenja për mu, por është mënyra se si më sheh gjithë kohës, dhe është njëfarë lloj tensioni. Edhe këngën që e kam bërë e ka marrë shumë për vete, edhe pse këngën e kam bërë per treshen që s’dua ta bëj më temë.” – është shprehur Linda.
Nga kjo “ëndërr” u përpjek ta zgjonte Azemi, i cili bëri të qartë se ka pëlqim vetëm për Albën. Por, “Linda në botën e çudirave”, nuk e pranoi realitetin./VEQSHWIP/
“Të kam pa si femër të kam respektu, e ki atë qefin me të dasht, ama unë prej fillimit të kam thënë se kam ndjenja për Albën, vetëm atë e shoh në këtë formë”, tha ai.
Ende pa kaluar publiku “habinë” që përjetuan, ajo i tronditi me deklaratën për Bleron.
Linda ka përmendur një situatë që sipas saj ka ndodhur dhjetë vite më parë.
Ajo tha se Blero i ka kërkuar ta shoqërojë në dhomë atë, përderisa ishte i martuar.
“Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 vjete, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija, pas xhirimeve, dhe insistoi si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, “Victory Hotel”, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit.” – rrëfehet Linda.
Ndërsa vetë këngëtari tha se këto deklarata janë të pavërteta.
Nga ana tjeter pas gjithë këtyre çfarë tha si duket Lindita ka kthyer publikun kundër vetes , e për këtë ka bllokuar edhe komentet në profilin e saj pasi që komentet ishin pothuajse të gjitha negative./VEQSHQIP/
View this post on Instagram