Pas suksesit të “Në kuadër të dashurisë”, Top Channel Films këtë dhjetor sjell një tjetër film, atë të dy personazheve të njohur, Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilët do të jenë edhe protagonistë.
Filmi quhet “5 Herë Jo” dhe do të shfaqet në kinema nga dhjetori. Ky film premton një komedi romantike të mbushur me plot surpriza.
E teksa ditët po afrojnë, mbrëmjen e djeshme Bora Zemani publikoi në rrjetet sociale një pjesë të projektit.
“Copëzat e para të filmit që me bindje themi se do të rrëmbejë zemrat tuaja”,-shkruhet krahas videos.
View this post on Instagram