Shtatëzania e Kiara Titos është konfirmuar tashmë, edhe pse moderatorja së bashku me partnerin e saj Luiz Ejlli, kanë preferuar mos të flasin ende publikisht.
Fustanet dhe veshjet e gjëra të Kiarës në daljet publike për të mbuluar barkun janë komentuar jo pak nëpër rrjetet sociale.
Në punatën e fundit të “DWTS Fan Club”, moderatorja kishte veshur sërish një veshje të gjerë që arriti t’ia mbulojë barkun, ama jo në prapaskenë.
Një video e postuar nga gazetarja Jonida Alickolli e ka nxjerrë zbuluar Kiarën, pasi ajo po kalonte në dhomën e grimit e në një moment veshja i tregon barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë se disa ditë më parë Kiara dhe Luizi organizuan një festë për zbulimin e gjinisë së bebit, që do të jetë vajzë.
Dyshja preferuan të bënin një festë të vogël familjare pa shumë zhurmë.