Meti Alshiqi është përjashtuar nga Big Brother Vip Kosova 2.
Ky vendim i ‘Vëllait të Madh’ erdhi pas eskalimit të debatit që erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë që Meti kishte ndaj Blerandos.
“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.
“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.
E pas përjashtimit të tij kanë reaguar nga Instagrami i tij privat.
Në një prej reagimeve thuhet që “Kurrë nuk dini me përballu strategjinë e ni lojtari t’fort e qitni jashtë… nuk është hera e parë. Tmerr”.