Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar detaje te reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Ajo ka treguar se si bashkëshorti i saj e ka ndaluar atë të luaj në një film rolin e prositutës.
“Ka qenë roli i një kryeprostitute, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”, tha Zamira.
E teksa u pyet për thashethemet që po qarkullojnë që Sara Hoxha është ndarë nga Ledri, aktorja i mohoi ato.
“Jo Sara nuk është ndarë nga Ledri”– u shpreh aktorja.
Prej kohësh çifti janë në qendër të vëmëndjes së medias rozë për shkak të aludimeve se marrëdhënia e tyre është në krizë.
Influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.
Ky veprimi Ledrit nxiti aludimet e publikut se dyshja janë drejt ndarjes, mirëpo pavarësisht se çifti nuk ka reaguar mesa duket lajmet nuk janë aspak të vërteta.
Ka qenë vetë menaxheri i këngëtarit ai që konfirmoi ndarjen e dyshes, duke treguar që e vetmja gjë që i lidh ata është vajza e tyre Poem Blu.
Ndërsa më pas u aludua se çdo gjë është bërë për show, pasi Sara dhe Ledri janë bashkë.