Besi Zeneli, aktori që është pjesë e Big Brother Vip Kosova, ka rrëfyer historinë e vdekjes së prindërve të tij.
Ndonëse ai nuk e shfaq kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar kur ka qenë fëmijë, dhe shkrin së qeshuri banorët me imitimet që u bën të tjerëve, në një bisedë me Shqipe Hysenaj, ka rrëfyer sesi ka humbur të dy prindërit brenda 2 vitesh, kur ka qenë i mitur.
Ai tha se nëna e tij kishte vdekur si pasojë e gjakderdhjes në tru, ndërsa i ati nga goditja në tru.
“Prindërit e mi kanë vdekur. Kanë vdekur në moshë të re, 60 vjeç. Nëna ka pasur gjakderdhje në tru. Ka jetuar 10 vjet e sëmurë ashtu. Babi ka vdekur para mamit, edhe pse nuk ka qenë sëmura. Pësoi sulm në tru, vetëm 3 muaj ka jetuar me sëmundjen dhe ka vdekur. Kam qenë 16 vjeç kur kam humbur babai dhe 17 vjeç e gjysmë kur humba nënën. Tani jam 35 vjeç”, tha Besi.
Për sesi është ndjerë në lidhje me dy humbjet e mëdha në një kohë kaq të shkurtë nga njëra tjetra është shprehur se është trishtuar shumë, ndërsa thekson se mërzia më e madhe është kur ndjen mall.
“Mërzitesh shumë. S’e shpjegoj dot. Unë kur kanë vdekur një javë ditë. Në ç varrim kam qenë. Kam qarë më pas. Nuk jam shfry emocionalisht kur duhej. Në fillim të vjen inati ‘pse me vdek, pse?’. Është mërzitje, është dhimbje, e pastaj kthehet në mall. Kam kuptuar se dhimbja më e madhe është kur të merr malli. Mësohesh. Zoti e mëson njeriun të mësohet me humbje, kur e di që do vdesësh dhe vetë. Unë e kam pas më torturë pjesën kur kanë qenë sëmurë. Aparatin e tensionit e kam mësuar që 8 vjeçare sepse duhej t’ia përcjellja gjithë kohën. E pata mësuar si fëmijë dhe një ndihmë prej Zotit e kam të plotësuar. Kur më ka thënë babi ‘mos ta nin se shnoshet’, i kam thënë ‘jo jo i kam thënë Zotit mos ma merr mamin e saj akoma i vogël’ dhe më ka pritur Zoti derisa i kam bërë 17 vjeç”, rrëfeu ai.